Lajme

Përfundon mbledhja e dy qeverive, Shqipëri-Mal i Zi, nënshkruhen 11 marrëveshje

Ka përfunduar mbledhja e dy qeverive në Podgoricë. Tashmë ministrat e dy kabineteve qeveritare po vijojnë me nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Aktualisht kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gjithashtu do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close