
Studentët janë duke vijuar protestën përballë Kryeministrisë, kreu i qeverisë mblodhi kabinetin qeveritar, ku sipas informacioneve do tu merrnin vendime të forta. Por kur u priste diçka për studentët, Rama bëri me dije përmes një postimi në Twitter shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.
Sipas asaj që shkruan Rama, qeveria ka vendosur që “pakoja” e Vitit të Ri për qytetarët pensionistë do të jetë 50 dollarë. Rama vuri theksin edhe te nisma më e re që do të nisë aplikimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e ashtuquajtura çek i bebeve, që tashmë nuk do të jetë më 5.000 lekë për fëmijë por 400 dollarë për fëmijën e parë të një çifti, 800 dollarë për të dytin dhe 1.200 dollarë për të tretin.
”Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet bërë për më të moshuarit e fëmijët por çka po bëjmë tani, 5 vite më parë as mendoheshin”, shkruan Rama. Sot në ditën e 8-të të protestën, studentët bëjnë me dije se nesër do të bashohen të gjithë përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin😉
— Edi Rama (@ediramaal) December 12, 2018