Ka përfunduar montimi i çadrave në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Çadrat në stadiumin e qytetit bregdetar janë me kapacitet 30 persona. Montimi i çadrave është bërë nga Forcat e Armatosura. Shumë persona janë vendosur në stadiumin e qytetit të Durrësit, pas tërmetit të fuqishëm, i cili shkatërroi shumë banesa.
Categories
Lajme