Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokaster-Tepelenë pranë fshatit Picar.
Bëhet me dije se një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në venndgjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.