Categories Lajme

Përfundon puna për shtrimin e linjës ‘FI 400’ te Stacioni i Pompimit

Për një rrjet sa më efikas të kanalizimeve Përfundon puna për shtrimin e linjës ‘FI 400’ te Stacioni i Pompimit te ish-Parku i Tregtisë. Ky investim do të japë efektet pozitive në kohë me reshje shiu për zonën e “Skelës”, pranë Universitetit “Ismail Qemali” pasi sa herë binte shi kjo zonë përmbytej dhe është hera e parë që vihet dorë në këtë zonë, shpresojmë të shtrohet dhe rruga për këtë lagje vetem 200 metra nga bregu i detit.

Vëmendje maksimale për rrjetin e kanalizimeve në qytet ka vijuar dhe me pastrimin e kanaleve të ujërave të bardha në zonën e Plazhit të Ri deri te Shkolla e Marinës.

Pastrimi i kanalit të “Naunkës”, në lagjen “24 Maj”, po vijon me ritme të shpejta

Në Plazhin e Vjetër po vijojmë punën për pastrimin e kanalit. Për një rrjet sa më efikas Pas prishjes së ndërtimeve, i hapet rruga pastrimit edhe në pjesët ku ndërhyrja ishte e pamundur.

Pastrimi i kanalit të “Naunkës” ka vijuar disa dit me pare edhe  ne vazhdim. Aksioni, deri në pastrimin total të gjithë gjatësisë së kanalit. Për një funksionim sa më normal të rrjeti “Naunka” një ndër kanalet kryesor të qytetit.

Po vijon puna për rrjetin e kanalizimeve në lagjen “1 Maj”. Linja e re për një mirëfunksionim të rrjetit. Në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik, sot nisi shembja e ndërtimeve mbi kanalin në Plazhin e Vjetër. Për një rrjet sa më efikas të kanalizimeve në qytet. Te ish-Parku i Tregtisë në lagjen “1 Maj”, vijon me ritme puna. Po shtrohet linja e re e kanalizimeve që do të jetë në funksion të Stacionit të Pompimit, për normalizimin e situatës në zonën e “Skelës”, në kohë me reshje shiu.

Nis puna për pastrimin e mbeturinave në lagjen “24 Maj”. Prej vitesh qëndronin të depozituara në këtë zonë dhe bllokonin grykëderdhjen e kanalit të “Naunkës”. Aksioni nga Bashkia e Vlorës, me mbështetjen e firmës së pastrimit “Duka” dhe biznese të qytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro dhe drejtori i Infrastrukturës, Jurgen Çollaku, ndoqën sot nga afër aksionin e pastrimit.

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME