fbpx
Lajme

Përfundon takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë me Lulzim Bashën

Ka përfundur pas rreth një ore takime mes 3 ambasadorëve dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha në selinë Blu në lidhje reformën zgjedhore.

Ora 16:14 Përfundon takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë me Kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ora 15:09 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim ekspertët e reformës zgjedhore.

Pas takimit me ekspertët, Basha u takua në selinë blu me aleatët.

Ndërkohë prej ores 15:00 në selinë blu mbërritur ambasadorët e ShBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Takimet vinë një ditë pasi pasi partitë parlamentare dhe jo parlamentare dështuan të gjejnë konsensusin për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Ku ndahen palët?

Komisionet, Kolegji dhe Kryekomisioneri mbeten ende çështje të pazgjidhura.

“I gjithë debati lidhet me administratën zgjedhore, PS ka kërkuar depolitizim të plotë ndërsa PD ka pasur një formulë të mesme ku kryetari në komisionet zonale është i pavarur dhe 6 anëtarët e tjerë përfaqësues të partive politike. Kjo formulë nuk është pranuar nga PS dhe më pas është diskutuar një formulë kompromisi që rrit anëtarët e depolitizuar dhe minimizon përfaqësuesit politik në komisione duke i lënë ata vetëm si vëzhgues. 

Ka qenë një formulë ku PD është afruar, edhe PS dhe ambasadorët. Pikë tjetër e rëndësishme është dhe KQZ. PD ka pranuar formulën që e ka propozuar mazhoranca, por ajo çka i ka ndarë palët është emri i kryekomisionerit dhe mbështetja që duhet të gëzojë. PD ka insistuar që emri të jetë konsensual pasi do të ketë mandat 7 vjeçar. Nuk është dakordësuar as fati i Kolegjit Zgjedhor, PD ka kërkuar shkrirjen e tij dhe kalimit të kompetencave gjykatës Kushtetuese” raportoi nga selia blu gazetari i Ora News, Everest Dedaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button