Categories Lajme

Përfundon votimi, ja 47 emrat që garuan për 20 vende në Kryesinë e PD. Kur pritet të dalë rezultati

Ka përfunduar pak pas orës 13:00 votimi i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, për të zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë.

Rithemelimi njofton se në orën 13.30 nis numerimi elektronik ku është parashikuar që çdo votë do te transmetohet live.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, “risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare. Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike”.

Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garuan për t’u zgjedhur anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun.

Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami.

Ndërkohë, duket se ka një qëndrim shpërblyes për dy deputetët e vetëm që iu bashkuan Kuvendit të fundit, konkretisht për deputeten Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutajn.

Të dy ligjvënësit janë pjesë e garës për kryesinë e PD-së.

Ndërkohë në listë mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës.

Të dy këta do të jenë pjesë e Kryesisë eksoficio për shkak të postit që mbajnë, kryetarja e Gruas në PD, Albana Vokshi, dhe Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë, vihet re mungesa e emrit të Bujar Leskajt, i cili është bërë pjesë e lëvizjes së Berishës që në fillim.

Sakaq, lista nuk është e hapur për Ervin Salianjin, Grida Dumën apo Tomorr Alizotin, të cilët kanë qenë në një pozicion neutral kritik me të dyja palët.

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit, dje Berisha tha se kandidatët për anëtar kryesie janë njerëz me kontribute.

“Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD-së, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Komisioni në mbledhjen e tij, siç parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD-së, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD-së. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.

NR. EMER MBIEMER
1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME