Lajme

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë merret peng nga një 29-vjeçar

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë ka denoncuar se është marrë peng nga një i ri, i cili i ka kërkuar t’i rikthente në vendet e punës familjarët. Policia bën me dije se 52-vjeçari me inicialet K.K., ka kallëzuar një 29-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet, se e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij.

Nuk bëhen me dije të tjera detaje të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: