Categories Lajme

Përgjimet e Ndranghetas, Rama: Muhabete e dëngla nga ata që duan t’ia bëjnë nënën këtij vendi

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme komentoi përgjimet e “Ndranghetas”, ku edhe janë përmendur zyrtarë shqiptarë. Rama e ka konsideruar një llum, duke shtuar se kjo ngjarje sipas tij tregoi edhe gjendjen e mjerueshme sipas tij në të cilën ndodhet opozita. Gjithashtu Rama reagoi me kritika edhe ndaj medias duke e akuzuar se merret me këtë spektakël për klikime.

“Në këtë rast  ka folur qartësisht grupi hetimor italian dhe është turp i pashembullt për të gjithë ju që ushqeni tymnajën me llafe, muhabete e dëngla. Pas më shumë se një viti udhëtime në Tiranë për investime që do të bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël. Në vitin 2018 investimi në Shqipëri,  janë shitur mallra për 5 milion lekë të reja dhe ka humbur 400 milion lekë të reja”, tha Rama duke cituar sipas tij konkluzionet e Prokurorisë italiane.

Më tej ai shtonServirja e këtij llumi dhe kërkesa për klikime dhe spektakël është një turp që mishëron ata që e ushqejnë këtë, që janë të njëjtët të cilën prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Përmendin njerëz, imagjinojnë investime, përfytyrojnë investimin e tokës së pushtuar dhe nuk ka asnjë fakt, këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Merreni konkluzionet e prokurorisë italiane dhe pijani lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të medias.  

DETAJE NGA OPERACIONI

Janë rreth 35 të arrestuar nga operacioni i madh i anti-mafias italiane kundër klanit të “Ndrangheta-a” në Itali.

Në këtë operacion janë përfshirë edhe politikanë lokalë dhe të njohur në Itali siç është eurodeputeti Lorenzo Cesa, këshilltari rajonal për buxhetin Franco Talarico dhe sipërmarrësi Antonio Gallo, i njohur edhe si “Princi” që do të pushtonte Shqipërinë me projektet e tij përmes njohjeve këtu duke dhënë rryshfet.

Në qendër të hetimeve janë qarkullimi i disa dhjetëra miliona eurove, ndërkohë që në rrjetën e autoriteteve italiane kanë rënë edhe dy shqiptarë, të cilët shërbenin si “emra mbulesë” për të regjistruar si të ligjshëm bizneset që në fakt ishin të Ndranghetas. Sa i përket Shqipërisë, të paktën nga ajo që është zbuluar nga autoritetet italiane, historia nis gjatë një darke në restorantin “Tullio” më datë 7 korrik 2017 në Romë.

Në atë darkë janë të pranishëm biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio si edhe miq të tjerë të tyre. Gjatë kësaj bisede theksohet fakti se në Shqipëri korrupsioni është masiv dhe se me 100 000 euro mund të “blesh” çdokënd.

Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet”- është shprehur ndër të tjera Talarico.Në një përgjim tjetër të disa muajve më vonë, dëgjohet Antonio Gallo, Brutto dhe një miku i tyre, Speziali që flasin se si mund të bëjnë biznes në Shqipëri duke korruptuar zyrtarë të vendit.

Gallo përmend faktin se kanë dërguar një të njohurin e tyre tek kryetari i bashkisë së Tiranës, ndërkohë që gjatë bisedes flitet edhe se përmes një personi të quajtur “Nik” mund të kenë akses tek ministrat, kryebashkiaku i Tiranës, etj. Madje, ata shprehen se mund të takojnë edhe presidentin e Republikës.

Në bisedë përmendet edhe fakti se personi i njohur si “Nik” ka në dorë disa licenca për ndërtimin e grataçelave në Tiranë dhe se me 20% të vlerës ryshfet mund të blesh gjithçka në Shqipëri.

Anti-mafia ka zbuluar se grupi i përgjuar e shihte Shqipërinë si një vend ku mund të investonin dhe të bënin gjithçka, mjaftonte që të jepje rryshfet në sasinë e duhur dhe personit të duhur.

“Është si Kalabria e viteve 60…mund të bëjnë gjithçka..nga spitalet tek hekurusha..gjithçka”, dëgjohet të flasin ata mes tyre. Në përgjime është kapur edhe momenti kur Antonio Gallo flet se do të “peshkonte” shefin e policisë se Tiranës me djath mocarella.

Gjatë përgjimeve është kuptuar se bosët e mafias italiane rekrutonin persona me “profil të ulët” në Itali apo biznesmenë nga Shqipëria për të regjistruar nën emrat e tyre bizeset milionëshe të tyre në mënyrë që të mos kuptoheshin nga autoritetet. Gjatë operacionit në Itali janë kapur sasi të mëdha parash si edhe sekuestruar disa prona që dyshohet se i përkasin “Ndrangheta-s”.

Përgjimet Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet… Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar. Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur. Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.) Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet… Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës? Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze.. Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik) /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME