Categories Lajme

Përgjimet e Vangjush Dakos/ Telefonata me Niçen e Shijakut dhe falenderimi për Astrit Avdylin

Kontaktet e Vangjush Dakos me grupin e Shijakut, pjesë e dosjes 339 të denoncuara në media janë publikuar sot nga TV Klan. Në bisedën e zbardhur në dosjen e prokurorisë rezulton se nga numri i Vangjush Dakos, është bërë një telefonatë drejt një personi që vetë prokurët e identifikojnë si “Niçja”.

Në këtë telefonatë nga numri 0692099300, që i përket Dakos, drejt numrit, 89677765 që i përket “Niçes”, kryebashkiaku i Durrësit kërkon takim me Astritin, siç thotë ai për ta falenderuar.

Më poshtë mund të lexoni bisedën e zbardhur të Vangjush Dakos me Niçen e Shijakut, person i arrestuar nga policia si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal të Shijakut, që është nën akuzë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ca ka? Ka ndonjë gjë?
0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Kush është Niçja i Shijakut 

Altin Avdyli i mbiquajtur si Niçja i Shijakut është një nga të arrestuarit e grupit të Shijakut. Kurse Astriti, personi që kërkon të takojë Vangjush Dako për ta falenderuar, dyshohet se është Astrit Balliu ose Astrit Avduli, edhe ky nje nga te arrestuarit, me pseudonimin “Titi”.

Emrat dhe pseudonimet e këtyre dy personave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i përmendi gjatë konferencës për mediat, në listën e të arrestuarve të grupit të Shijakut të akuzuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

Dako rezulton të jetë përmendur edhe në përgjime të tjera të Altin Abdylit, që aktualisht është i arrestuar. Në një bisedë të dytë të shkëputur nga dosja e prokurorisë, e publikuar nga Tv Klan, personat që flasin thonë se do të japin para për “Vangjushin”.

Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
Jo! Jo! Jo!
Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…
Niçja: …mirë…
6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Hetimet për grupin e Shijakut zgjasin tashmë prej dy vitesh dhe bisedat e përgjuara të Vangjush Dakos me anëtarë të grupit kriminal ishin denoncuar prej kohësh nga opozita. Vangjush Dako i ka quajtur të gjitha thashetheme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME