fbpx
Lajme

Periferia e harruar në Delvinë, rrugë të shkatërruara dhe mbetjeve urbane

Lagjet periferike të Delvinës janë të ngjashme me qytetet e bombarduara. Atje banorët përballen me mungesën e rrugëve dhe ujit të pijshëm, ndërsa mbetjet e përhapura tregojnë dështimin e Bashkisë me menaxhimin. Banorët thonë se përmirësimi i kushteve ku jetojnë ka mbetur ende premtim në letër i Kryebashkiakes së 30 qershorit.

Mungesa e ojit të pijshëm, infrastruturës dhe mbetjet që nuk pastrohen, janë shqetësim i përditshëm i banorëve të lagjeve periferike të Delvinës, ku banorët ankohen se premtime për ndryshimin e situatës marrin vetëm në fushata.

Pamjet në video tregojnë situatën në të cilën jetojnë banorët e lagjes “9 Tetori” në Delvinë. Për banorët janë dëshmi e braktisjes nga njerëzit që kanë zgjedhur me votë. “Kjo rrugë është mizerje.” Rrugë të ngushta, me gropa dhe pa ndriçim. Menaxhimi i mbetjeve urbane ka dështuar. “Nuk kanë ardhur ti pastrojnë.” Banorët thonë se paguajnë taksa për shërbime që nuk i kanë marrë kurrë.

“Paguajmë për plehra, gjelbërim, të gjitha. Atëherë vër një ndriçim këtu, mbylli ato gropa që ke lënë atje.” Problemi i vetëm që ka hyrë në rrugën e zgjidhjes është ai i furnizimit me ujë të pijshëm. Por derisa të përfundojnë punimet, ata furnizohen vetem 2 orë në ditë dhe uji u shkon i ndotur. “20 vjet që ujin e blej për të pirë dhe për të larë është i ndotur.”

“E paguajmë 20 mijë lekë në muaj, ai nuk është ujë për të pirë.” Ndryshimin e kësaj ua kanë premtuar vetëm për fushata, por pasi u zgjodh kryebashkiake, Majlinda Qilimin nuk e kanë parë më. “Kur është fushatë premtojnë sikur i kanë kryer 100%.” “Ta marrë kush të dojë o vajzë por të na rregullojnë vatanin.” Mungesa e infrastrukturës është shqetësim kryesor në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Delvinës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button