Categories Lajme

“Perimetri”/ Tentoi të kalonte 9 klandestinë, pranga të riut në Pogradec

Në vazhdën e operacionit të koduar “Perimetri”, Policia e Korçës ka vendosur në pranga 34-vjeçarin D. H. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor i 27-vjeçarit M. Xh., i cili u arrestua disa ditë më parë në Pogradec, pasi u konstatua në makinën e tij “BMW”, me 9 emigrantë të paligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: Qarku Korçë Vijon operacioni policor “Perimetri”. Vihet në pr anga një tjetër shtetas, për veprën p enale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë ndalimin e shtetasit D. H., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2021, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili po transportonte me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, rezultoi se bashkëpunëtor i tij në këtë aktivitet kriminal ishte edhe 34-vjeçari D. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME