Categories Lajme

Përkeqësimi i motit në vend/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Shkodër, probleme edhe me kanalet vaditëse

Si pasojë e përkeqësimit të motit dhe reshjeve të dendura të shiut gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në Shkodër mësohet se ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve.

Si pasojë e kësaj është bllokuar segmenti rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Postribë.Bashkia Shkodë njofton se ka nisur puna për pastrimin e dherave dhe gurëve që ky aks t’i kthehet normalitetit sa më parë, ndërkohë që bëhet apel për kujdes nga udhëtarët.

Po ashtu mësohet se dëme ka pasur edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse, për të nisur më pas me riparimet.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.

Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME