Lajme

Përkrahte ISIS, 56-vjeçari nga Kukësi kërkon gjykim të shkurtuar: Jam i penduar

Ibrahim El Salih Lekica ka kërkuar gjykim të shkurtuar në gjykatën e Posaçme ndërsa akuzohet për terrorizëm.

Në seancën e së premtes do të vendoset nëse pranohet gjykimi i shkurtuar apo jo. Sipas SPAK, ka bërë thirrje në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS, po në marrjen në pyetje gjatë fazës së hetimeve ke shfaqur pendesë.

Hetimet e SPAK janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit) dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close