Categories Lajme

Përkujtohet 76 vjetori i ngjarjes së popullsisë çame (Foto/Video)

Ish deputeti i PDIU Dashamir Tahiri me pjestarë të komunitetit Çam dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria janë gjendur në Varrezat e Kllogjerit për të përkujtuar një prej genocideve më të mëdha atë të komunitetit Çam.

Tahiri është shprehur se “Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerzish të pafajshëm që humbën jetën, një ditë e cila u vendos në parlamentin shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjerë Abedin Elmazi dhe nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha.

Në këtë ditë do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga genocidi të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë viteve që pasuan. Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do të dalë mbanë.

Ai shtoi se pati një numër të kufizuar dhe jo të organizuar për shkak të pandemisë por në vitin e ardhëm do të ketë marshim masiv si çdo vit Tahiri dha një mesazh duke u shprehur se: “Dua ti kujtoj disave që vertet jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit por jo për të gënjyer të gjallët. Thirrja ime është, do i bëjmë presion qeverisë të bëjmë të vetmin gjyqin ku do të tregojmë se komuniteti Çam se popullsia came nuk ka qënë asnjë ditë aleate me fashizmin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME