Lajme

Përlasje me armë mes adoleshentëve në Laç, 17-vjeçari plagos një 15-vjeçar

Një përplasje mes dy adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme në Laç ku për pasojë njëri  prej tyre është plaosur me armë zjarri.

Polciia bën me dije se në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit  të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ai është plagosur nga i mituri A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë  kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close