Categories Lajme

Përleshje mes banorëve të Laknasit dhe policisë: Po na presin pyllin për thertore derrash

Banorët e zonës së Laknasit, në Bashkinë e Kamzës, janë përplasur mëngjesin e sotëm me policinë. Shkak për përplasjen është bërë një pyll në Laknas, për të cilën punonjësit e policisë kanë shkuar sot për të prerë pemët, pasi aty parashikohet të ndërtohet një fermë dhe thertore derrash.

Banorët thonë se e kanë ndërtuar vetë këtë pyll, duke i shërbyer brez pas brezi, dhe nëse policia e prish, ata do të v desin.  Ndërkohë, siç njoftohet nga vendngjarja, banorëve të Laknasit iu janë bashkuar edhe ambientalist, për ruajtjen e pyllit.

Banorja: Kanë ardhur në orën 3 që të vazhdojnë punimet, na lajmëruan neve dhe dolëm, u përleshëm keq fare. Kemi që në orën 3 e deri më tani që po përleshemi fizikisht.

Tokës i ka mbaruar leja, këta thonë që kanë marrë një njoftim nga bashkia. Ne do të v desim aty të gjithë, nuk e lejojmë. Pylli ka shumë vite që është ndërtuar nga vetë ne, i shërbejmë brez pas brezi, tani këta duan ta presin dhe të bëjnë thertoren. Po të bëhet thertorja, ne nuk jetojmë dot këtu.

Banori: Nuk mund të pritet një pyll për të ndërtuar një thertore, është vepër penale. Kemi një qëndrim tejet agresiv të firmës së ndërtimit dhe një heshtje totale të shtetit, të institucioneve përkatëse, që duhet të reagonin, pasi pylli është shumë pranë Tiranës. Banorja: Do të bëhet me gjakderdhje, policët thonë se do i vënë flakën gjatë natës. Po na ikën truri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME