Categories Lajme

Përlotet si rrallëherë Monika Kryemadhi, rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: Më thanë se vajza ka vetëm një javë jetë

E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj profesionale dhe private.

Gjatë programit Monika u emocionua teksa mori një videomesazh nga një mike nga Amerika, e cila i dedikoi deputetes disa fjalë shumë të ndjera, teksa e falënderoi edhe për miqësinë e mirë që ato kanë ndër vite.

Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej.

“Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive. Moment tjetër ishte 26 prilli. Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhimbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo.

Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.

Ajo tregoi se Paula është një besimtare e jashtëzakonshme.

“Më ka inkurajuar që të pranoja gabimet. ‘Gabimi nuk ishte se ti besove. Edhe Jezus Krishti besoi, por njeriu më i ngushtë e shiti te tradhtarët dhe mos harro që ringjallja vjen pas kësaj që ka ndodhur. Ndoshta për Shqipërinë ishte shumë shpejt për të patur një grua kryetare partie. Mos u dorëzo! Ke nevojë për të reflektuar. Ke nevojë për të pranuar gabimet e tua’, kujtoi Monika disa nga fjalët e Paulës, e cila siç tha, i ka dhënë një motivim të jashtëzakonshëm.

Monika e cilësoi Paulën një mike të vërtetë dhe jo si shumë të tjerë, që siç u shpreh, e kanë përdorur atë dhe Ilirin në momentet e tyre më të mira, dhe më pas jo vetëm janë larguar por edhe kanë ngulur thika pas shpine.

Pas këtij momenti emocionues, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti e përshëndetën kryetaren e LSI-së me këngën “Si lule Margarita” duke dhuruar momente shumë të bukura në studio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME