Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ku bëhet me dije se është përmbysur një furgon.
Dyshohet se shaku i përmbysjes të jetë bërë ngarkesa e madhe e mjetit. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por është shkaktuar trafik në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, duke e vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.