Categories Lajme

Përmbyset me traktor në anë të rrugës, ndahet nga jeta një person në Korçë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës, ku një person ka humbur jetën pasi traktori është përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Polenë. Bëhet me dije se viktima është Bajram Trëndafili rreth 55-vjeç. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia për të tërhequr trupin dhe për ta çuar drejt morgut.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME