Lajme

Përmbyset mjeti në Librazhd-Elbasan, 25-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një aksident automobilistik ka ndodhur sonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një 25-vjeçar ka dalë nga rruga.

Mësohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sakaq, ai është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”-njoftoi policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close