Lajme

Përmbyset trajleri në Librazhd, bllokohet rruga për qarkullimin e mjeteve

Në aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Librazhd.

Mësohet se nga aksidenti është përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 në vendin e quajtur ‘Ura e Xhyrës’.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Kamioni i përmbysur ka bllokuar të gjithë gjerësinë e rrugës, duke paralizuar kështu totalisht kalimin e mjeteve të tjera.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close