Anglia së fundmi është përballur me katastrofa natyrore. Pas stuhisë së rrezikshme “Ciara” që i mori jetën disa personave, Britania e Madhe është goditur nga një tjetër stuhi.
Bëhet fjalë për stuhinë “Denis”, e cila është kthyer në makth për qytetarët dhe ka shkaktuar shumë përmbytje. Mediat e huaja raportojnë se stuhia “Denis” është më e fuqishmja e 200 viteve të fundit. Fatmirësisht nga kjo lloj stuhie nuk raportohet për viktima.