fbpx
Lajme

Përmbytja në Lezhë, 2600 hektarë tokë ende nën ujë, 30 familje të evakuara

Qarku i Lezhës për herë të parë pas disa ditësh nuk ka pasur reshje në 24 orët e fundit. Problemet vijojnë ende edhe pse jo në masën e ditëve që lamë pas, pasi 2 mijë e 600 hektarë tokë janë ende nën ujë. Ndërkohë 30 familje janë evakuar, në Bashkinë e Lezhës 27 dhe 3 në Bashkinë Kurbin 3.

Po ashtu në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat ka rënie të nivelit të ujit që do të thotë se nuk ka më përmbytje të mëtejshme të tokave. Ndërkohë asnjë aks në qarkun e Lezhës nuk ka më probleme teksa furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon pa problem.

Njoftimi: Situata në qarkun Lezhë, deri në orën 09.00, të datës 12.01.21, -Në shkallë qarku gjatë 24 orëve nuk kemi patur reshje. -Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi: -kemi 30 familje te evakuara, konkretisht; 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin; -Nga Drejtoria Rajonale e Monumeteve të Kultures Shkodër, informohemi se gjatë inspektimit të Ura Zogut, “monument kulture”, mbi lumin Mat, si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e fundit u konstatua se kemba ku mbeshtetet harku i fundit ka çeduar duke sjelle per pasoje edhe uljen rreth 15 cm të trasese se ures, duke rrezikuar seriozisht shembjen e ures. -rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre; -gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme. -furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme; -kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore dhe konkretisht: -në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore. -në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore.

Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë -lumi Drin, niveli 1.2 m, renie 0.8 m; -lumi Gjadër, niveli 6 m, renie 0.7 m; -lumi Mat, niveli 3 m, renie 1 m; -në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie. – në hidrovorin Ishull Shengjin, niveli -0.5 m poshtë kuotes kritike, -në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, 50 cm renie. – në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -5 cm. – në hidrovorin Shllinza, niveli -0.8, renie 50cm. – në hidrovorin Droje, niveli 00.00, renie 40cm. -hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. -Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button