fbpx
Lajme

Përmbytjet, Bashkia Shkodër: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Kjo pasi situata me përmbytjet është përkeqësuar. Në një njoftim, Bashkia e Shkodrës thotë se si pasojë e shkarkimeve rrezikohet jeta e banorëve në Shirq të Dajçit. Bashkia thote se mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut.

Njoftimi i plotë: Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë. Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close