Categories Bota, Lajme

Përmbytjet në Kinë, treni mbushet me ujë, udhëtarët në mëshirë të fatit

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë ndërmarrë një operacion për shpëtimin e pasagjerëve të një treni pasi niveli i ujit brenda tij ka arritur deri në bel.

Pasagjerët po udhëtonin në Zhengzhou, në provincën qendrore Henan të martën, kur u bllokuan pas ngritjes së nivelit ujit për shkak të përmbytjeve që kanë goditur kontinentin aziatik. Provinca Henan është goditur rëndë nga shiu i madh ditët e fundit duke rezultuar në përmbytje të shumë qyteteve.

Të paktën një person ka vdekur dhe dy janë zhdukur, raportojnë mediat shtetërore. Të martën, i gjithë sistemi i metrosë Zhengzhou u detyrua të mbyllet. Videot dhe fotot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz që qëndrojnë në vendet e trenit në përpjekje për të qëndruar mbi ujë.

Shpëtuesit u panë duke tërhequr udhëtarët me litar. Nuk dihet ende se sa njerëz mbeten të bllokuar, por qindra raportohet të jenë shpëtuar deri më tani. Një person i cili mbante emrin Xiaopei shkroi një postim në faqen e mediave sociale Weibo duke u lutur për ndihmë.

“Uji në karrocë ka arritur deri në gjoksin tim. Nuk mund të flas më”. Departamenti i zjarrfikësve më vonë konfirmoi se Xiaopei ishte shpëtuar.

“Unë kam jetuar në Zhengzhou gjithë jetën time dhe kurrë nuk kam parë një stuhi aq të madhe shiu sa sot,” i tha Associated Press Wang Guirong, një menaxher restoranti 56-vjeçar.

Sasia e shiut gjatë tre ditëve të fundit në Zhengzhou raportohet të jetë e njëjtë me atë që zakonisht bie në harkun e një viti të tërë. Reshjet e shiut parashikohen të vazhdojnë në rajon për të paktën 24 orët e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME