fbpx
Lajme

Përmemorje, Më 14 shtator u nda nga jeta Elmaz Aliaj nga Vranishti i Vlorës

Marrë nga Shoqata Kulturore Atdhetare Vranishti

Permemorje, me 14 shtator u nda nga jeta Elmaz Aliaj, Elmazi lindi në Vranisht në 1934 ishte i biri Xhafer Hasanaliaj dhe i Asqeri Lamaj, vitet e fëmirise shumë të vështira ishte kohë lufte. E jema Asqeri Lamaj bie dëshmore në Luftën antifashiste Nacionalçlirimtare kështu që Elmazi ngelet jetim. Me vullnet arsimohet dhe mbaron arsimin e Lartë në Moskë.

Mbas mbarimit të studimeve kthehet dhe punon në arsim ku kontribuon në arsim në vend në vitet 60-70 si drejtor i Shkollës Pedagogjike më vonë shpërngulet në Tiranë si pedagog dhe me pas rikthehet përsëri në Vlorë si nëndrejtor i shkollës së Naftës në Vlorë. Elmazi ka dhënë kontribut në arsimin shqiptar. Ai nuk e humbi lidhjen me vendlindjen madje vitet e fundit ndërtoi banesë në fshatin e tij të lindjes. Me ikjen e tij djemtë e tij humbën babain shembullor familja njeriun e dashur e të ditur dhe vllazeria e miqësia intelektualin e spikatur. Lamtumirë xhaxhai im i dashur. Nga Kenida Xhafa

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button