Lajme

Përmirësohet situata në Dukat, 300 forca janë ngjitur në malin e Karaburunit për fikjen e zjarreve

Mund ti quash heronj, 15 ditë me radhë në Karaburun vijojnë të digjen pyjet dhe pemët shekullore ku situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë në zonën e quajtur Gropat e Pirit. Zjarri në këtë zonë paraqet një rrezikshmëri të madhe pasi rrezikon edhe parkun kombëtar të Llogarasë.

Janë 300 forca që janë ngjitur në orët e para të mëngjesit në malin e Karaburunit dhe pikërisht tek vendi i quajtur Gropat e Pirit ku është një masiv pyjor me peme shekullore i cili lidhet me Llogaranë. Në maj të malit mbas forcave për fikjen e zjarreve  nuk mungon dhe operatori i Vlorës Elizbon Haruni.

FA zjarrëfikës të bashkisë Vlorë, struktura të policisë bashkiake, ADZM prefektura, por dhe banorë të Dukatit janë duke u ngjitur në mal për fikjen e zjarreve të ndihmuar edhe nga helikopterët. Ndërsa zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: