Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar pasi përndiqte një vajzë. Sipas njoftimit zyrtar mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.A pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur shtetasen E. Sh., 26 vjeçe. Policia vijon hetimet për këtë çështje.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur shtetasen E. Sh., 26 vjeçe./ Gazeta Shqip