Categories Lajme

‘Përp lasja ime do jetë ballore’/ Meta ashpërson tonet: Do i bëj thirrje shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer idesë disa muajve më parë për t’i bërë thirrje shqiptarëve të dalin në një “revolucion masiv” në “mbrojtje të Kushtetutës”.

Meta kishte planifikuar ta bënte një gjë të tillë përpara muajit nëntor, kur marrëdhëniet mes tij dhe maxhorancës ishin në kulmin më të keq. Por e la në harresë këtë ide, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Këtë herë, në “Euronews Albania”, Meta i është rikthyer idesë duke thënë se do “i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës”.

“Presidenti i Republikës është në detyrë deri në 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le të kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”, tha Meta.

“Perplasja ime do jetë ballore me këdo që prek Kushtetutën. Për këtë të jenë të sigurtë të gjithë, si në mazhorancë edhe në minorancë”, u shpreh më tej presidenti Meta./newsbo mb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME