Lajme

Përpjekje për zero raste me SIDA te të rinjtë

/ATSH-ANSA/ – Virusi HIV nuk është mposhtur ende. Rreth 36 vjet pas zbulimit të tij, tani kemi terapi më të fuqishme dhe qëllimi i një vaksine po afrohet, por SIDA mbetet një rrezik akoma i lartë sidomos tek të rinjtë. Në Ditën Botërore të SIDA-s, bilanci është në të vërtetë i qartë: 2018-a tregon një ulje të përgjithshme të rasteve, por jo midis 20-30 vjeçarëve.

Objektivi i shkencëtarëve është të eliminohen rastet e SIDA-s deri në vitin 2030. Shkaku i transmetimit të sëmundjes mbetet ulja e vëmendjes dhe një nënvlerësimi i rreziqeve.

Shumica e infeksioneve të reja ndodhin për shkak të seksit të pambrojtur (80,2%). Në vitin 2018, sipas UNICEF, rreth 320 fëmijë vdiqën çdo ditë nga shkaqe të lidhura me SIDA, ku përkon me 13 fëmijë çdo orë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button