Lajme

Përplasen dy automjete në Sarandë, shoferët transportohen në spital, pasagjerja në gjendje të rëndë

Një aksident është raportuar aksin Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedez-Benz”, me drejtues Zenel Tusha dhe automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues 34-vjeçarin Elton Çela.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në spital për trajtim mjekësor në Sarandë.

Ndërsa bëhet me dije se bashkëshortja e Zenel Tushës, Adife Tusha që ndodhej në automjet, është në gjendje të rëndë në spital.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close