Categories Lajme

Përplasen dy makina në aksin Kakavijë-Gjirokastër, pasagjerja 62 vjeçare niset drejt spitalit

Dy makina janë përplasur në aksin Kakavijë-Gjirokastër.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kordhocë”.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar shtetasja M.A 62 vjeçe, e cila ishte pasagjere në automjetin top “Benz”.

E moshuara është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore  ndës policia ndodhet në vendngjarje për zbardhje e shkaqeve të aksidentit.

Njoftim policie

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Kakavije”, në vendin e quajtur “Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen M. P., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. A.

Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe), e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME