fbpx
Lajme

Përplasen dy makina në Elbasan, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se dy automjete një tip “Benz” dhe një “Reno” janë përplasur te rreth rrotullimi i Bradasheshit.

Mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button