Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Barmashit, në Ersekë. Janë përplasur dy mjete. Nga informacionet paraprake raportohet për më shumë se dy të plagosur. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.
Categories
Lajme