Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Kamëz. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri nga mjetet ka përfunduar në një lavazh.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.