fbpx
Lajme

Përplasen makinat në aksin Lushnje-Berat, tre të plagosur rëndë

Një aksident me tre te plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor nacional Lushnje-Berat. Në aksident janë përshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë në  kilometrin e dyte të rrugës nacionale, në afërsi të lagjes “Karbunare”. Mjeti tip “Wolklsvagen” me targa AA271 JI që udhëtonte drejt Lushnjes nga Berati është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa AA573 NT, i cili udhëtonte në kah të kundërt.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat që udhëtonin në “Benz” dhe drejtuesi i “Wolksvagenit” janë përcjellë me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku janë nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendnngjarje po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po merret edhe me disiplinimin e trafikut. Shpejtësia me të cilën udhëtojnë mjetet në këtë pjesë rruge të drejtë ka shkaktuar dhe viktima në të shkuarën pasi rruga është e pa ndriçuar dhe banorëve të zonës u duhet të kalojnë mes për mes saj për të kryer punët e tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button