Lajme

Përplasen tre makina te Mali i Robit, trafik i rënduar në Golem

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Kavajë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Malit të Robit”, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Deri më tani nuk dihet nëse ka patur të plagosur, ndërkohë si pasojë e aksidentit në rrrugë është krijuar trafik i ngarkuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit si dhe për lirimin e trafikut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close