Lajme

Përplaset makina me furgonin, tre të plagosur në Tepelenë

Nje aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë. Policia tha se tre persona jane plagosur nga kjo ngjarje.

Tepelenë/Informacion paraprak. Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në hyrjen e qytetit të Tepelenës, janë përplasur automjeti tip furgon me drejtues shtetasin turk O. K., 37 vjeç, me automjetin tip “Benz” me drejtues S. Ç., 31 vjeç, banues në Tepelenë.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri i automjetit tip furgon, shtetasi turk Y. K. dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Benz”, shtetaset E. L. dhe V. Ç., të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close