Lajme

Përplaset me makinë një grua. Përfundon në spital, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Tregu Elektrik” në kryeqytet, teksa një drejtues mjeti ka aksidentuar një grua, e cila ka mbetur e dëmtuar. Ajo është dërguar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak, Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close