Lajme

Përplasi gruan dhe tentoi të largohet, “Tuareg-u” përplaset me një mjet tjetër, dy të plagosur në spital

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Transballkanike në Vlorë. Gazetari  informon se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja një person është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit tip Tuareg pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua. Gruaja ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore. A .M mësohet se është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close