Categories Lajme

Përplasi me makinë çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, arrest me burg për Ajas Sulejmanin

Ajas Sulejmani, autori i aksidentit të frikshëm te Rruga e Kavajës do të qëndrojë në qelinë e burgut.

Ky ishte vendimi që mori sot Gjykata e Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për drejtuesin e mjetit luksoz që mori para çiftin e bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre tre muajshe, teksa ecnin te vijat e bardha.

PRETENDIMET E SULEJMANIT

Sulejmani pretendoi se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME