
Është vënë në pranga drejtuesi i motorit, i cili dje përplasi një të moshuar në Pogradec.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.K., 46-vjeç. Sakaq mësohet se i plagosuri, 71 vjeç, ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në një ambient në pronësi të një 44-vjeçareje.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, duke drejtuar motomjetin u përplas me biçikletën me drejtues S. B., 71 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.