Lajme

Përplasi nënën me fëmijën/ Ky është Ajas Sulejmani i kërkuar nga Anglia (Foto)

39 -vjeçari Ajas (Ilir) Sulejmani  u arrestua ditën e sotme pasi përplasi me makinë ne tij një çift së bashku me fëmijën e tyre 3-muajsh. Megjithatë, mësohet se Sulejmani nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi ai është shpallur në kërkim në Angli për trafik dr oge. Po ashtu, në vendin tonë, 39-vjeçari ishte arrestuar disa herë, madje ishte gjobitur nga policia rrugore.

Ditën e sotme Sulejmani po lëvizte pa patentë në rrugën e Kavajsës, ku u fut me semafor të kuq duke shkaktuar aksident te vijat e bardha. Ai ishte me shpejtësi tej normave kur përplasi çiftin dhe foshnjën që ndodhej në karrocë, e si pasojë këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close