Lajme

Përplasi të miturin, Gjykata e Lezhës lë në burg shoferin që përfundoi në një kanal

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin Gjovalin Gjeta, i arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi përplasi me automjetin e tij një 14-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Myltë të Lezhës, ku Gjeta përplasi të miturin dhe më pas humbi kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Pas aksidentit i mituri u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close