Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin Gjovalin Gjeta, i arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi përplasi me automjetin e tij një 14-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Myltë të Lezhës, ku Gjeta përplasi të miturin dhe më pas humbi kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.
Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.
Pas aksidentit i mituri u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.