Lajme

Përplasi turisten më pas taksinë, 23 vjeçari shqiptar ndërron jetë në vend pas aksidentit tragjik

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një 23 vjeçari shqiptar ka ndodhur natën e së enjtes në të premte në Kardamena të Greqisë.

Makina e drejtuar nga i riu shqiptar, i cili punonte në një hotel, pasi është përplasur me një taksi, ka përplasur një grua që ishte duke ecur në këmbë.

Menjëherë pas kësaj automjeti ka rrëshqitur. Nga goditjet ka ndërruar jetë thuajse në çast drejtuesi i makinës, 23-vjeçari.

Në Spitalin e Kos u dërguan dy të plagosurit: këmbësorja, e cila u përplas nga makina e viktimës, si dhe taksisti me të cilin u përplas fillimisht mjeti i 23-vjeçarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close