
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Patos – Fier”, ku një mjet tip “Opel” u përplas me një mjet tip “Benz”.
Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 58-vjeçari, Agron Saba, i cili ishte punonjës policie në Patos.
Mësohet se 58-vjeçari ishte me makinën e tij personale dhe se ishte jashtë orarit të punës.
Nga pamjet e siguruara shihet se përplasja ka qenë mjaft e rëndë dhe dëmet e automjeteve janë të mëdha.