Lajme

Përplasja me derrin e egër i merr jetën 38 vjeçarit shqiptar në Greqi

Ka rezultuar fatale përplasja me një derr të egër, për një 38 vjeçar shqiptar në Lamia të Greqisë, pasi emigranti ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, kur shqiptari duke drejtuar një automjet në Theologos, ka shmangur rrugën në përpjekje për të shmangur përplasjen e kafshës.

Ky episod, ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe kështu ka përfunduar në oborrin e një banese.

Mediat lokale raportojnë se 38 vjeçari ka zhytur në zi komunitetin, pasi njihej si një njeri pozitiv sepse prej vitesh jetonte bashkë me familjen aty.

“Ai ishte një shofer shumë i mirë. Diçka ka ndodhur. Ndoshta ai ishte duke manovruar për të shmangur derrat e egër, të cilët dalin shpesh në rrugë”, tha një banor i zonës.

Pak ditë më parë u regjistrua në tjetër aksident në këtë aks rrugor dhe një video e filmuar nga shoferi tregoi një derr në rrugë, por pasojat nuk ishin fatale pasi mjeti po udhëtonte me shpejtësi të vogël.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close