Lajme

Përplasja mes dy familjeve në Hamallaj/ Reagon policia: Njëri prej tyre punonjës i Gardës, DETAJE

Një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes dy familjeve, Nikolla dhe Kaçi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close